Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë dhe  Financa mbajti takimin e radhës

2018/10/19 - 12:46

Komiteti për Politikë dhe  Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj  mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të  rendit të ditës, siç janë:

Shqyrtimi i Planit Operativ Emergjent Lokal (POEL);

Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të

ngastrave kadastrale – prona private për zgjerimin e rrugës dhe sigurimin e qasjes në shtegun e ecjes së këmbësorëve buzë Lumbardhit, sipas PRRU “Qendra, Kapeshnica dhe Puhovci” Pejë;

Shqyrtimi i Planit të Integritetit 2018 – 2020;

Shqyrtimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal në mes të Komunës së Pejës, Klinës, Istogut  dhe Malishevës;

Pasqyra e këmbimeve në mes të Komunës dhe pronarëve privat nga viti 2014 deri  me 2017-të.

U shtruan pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në  Nëntor 2018-të.

​