Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e parë të legjislaturës se re

2022/01/20 - 3:28

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj mbajti sot mbledhjen e parë te legjislaturës se re, ku i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.

–         Shqyrtimi i Draft- Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë e Financa dhe Kuvendit të Komunës së Pejës, për vitin 2022.

–         Shqyrtimi i Draft – Planit të punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2022.

–         Shqyrtimi i Draft – Planifikimit përfundimtar të Prokurimit për vitin 2022.

–         Shqyrtimi i Planit të veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit 2020.

–         Informatë e Kryetarit të Komunës për gjendjen ekonomiko – financiare të Komunës.

–         Shqyrtimi i propozimit për formimin e komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave te dhënies ne shfrytëzim te pronës se paluajtshme te Komunës.

–         Shqyrtimi i propozimit për formimin e komisionit te ankesave te palëve ne procedurën e dhënies ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë te pronës se paluajtshme te Komunës.

–         Shqyrtimi i propozimit për emërimin e Komisionit Komunal te Aksionarëve për NPL.”Kosovatrans” SH.A. ne Pejë.

–         Shqyrtimi i propozimit për emërimin e Komisionit Komunal te Aksionarëve për NPL.”Ambienti” SH.A. ne Pejë.

–         Shqyrtimi i propozimit për emërimin e Komisionit Komunal te Aksionarëve për NPL.”EKO-SIG” SH.A. ne Pejë.

–         Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.

Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet  në muajin Shkurt  2022.