Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës 

2019/06/24 - 1:42

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit  Komunal të Pejës mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Islam Husaj.​

Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të  rendit te ditës:

1.Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2020 – 2022;

 

2.Shqyrtimi i Raportit të Punës së DZHE – Sektori i Turizmit për periudhën Janar – Mars 2019;

 

3.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 345/5, 346/6 dhe 346/5  Z.K. Bogë me qëllim të ndërtimit të Qendrës së Skijimit në Bogë;

 

4.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen e interesit publik të ngastrave kadastrale 305/2,305/3,305/4 dhe 307/2 Z.K. Novosellë me qëllim të ndërtimit të Stadiumit të Futbollit në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës dhe

 

5.Shqyrtimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për miratimin e ndryshimit të Vendimit I me Nr.463-1667 të datës 10.05.2019 lidhur me këmbim pronash në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit privat, z.Shkëlzen Hadergjonaj nga Peja.

 

Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.

 

Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë e Financa do të mbahet në Korrik 2019.

​​