Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2020/05/20 - 12:18

 
Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj  në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
 
         Pas diskutimeve është proceduar për Kuvend  Draft – Statuti i Komunës së Pejës.
         Është shqyrtuar  Raporti dhe Rekomandimet e Komisionit për dekorimin e qytetarëve me tituj nderi dhe pas shumë debateve është proceduar ne Kuvend.
         Si Raport Informativ u prezantuan Pasqyrat financiare për vitin 2019.
          Propozimi për transferimin e mjeteve të kategorisë paga dhe mëditje nga arsimi fillor në arsimin e mesëm u aprovua për Kuvend.
         Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
 
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet  në muajin Qershor 2020.