Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës 

2020/06/19 - 1:13

 
Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës, të kryesuar nga Dr.Islam Husaj. 
​Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit të ditës:
1.Korniza Afatmesme Buxhetore 2021- 2023.
2.Nisma për bashkëpunim ndërkomunal mes Komunës së Pejës dhe Komunës së Istogut, në
fushën e zhvillimit socio – ekonomik.
3.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe pronarit z.Sami Çeku, nga Peja për rregullimin dhe zgjerimin e
hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 4.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe pronarit z.Bekim Shala, nga Peja  për rregullimin dhe zgjerimin e
hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 5.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe z.Dren Haxhija dhe  znj.Arbërora Haxhija, nga Peja për interes
publik rregullimin dhe zgjerimin e hapësirës për varreza të qytetit të Pejës.
 6.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe “Intern Investment Group” S.P.K. nga Peja për interes publik –
rregullimin e rrugës – shtegut të ecjes buzë Lumbardhit në Pejë.
7.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe “TROJA CO” SH.P.K. – Pejë për interes publik rregullimin e
rrugës – shtegut të ecjes buzë Lumbardhit.​
8.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe z.Dukagjin Turjaka, nga Peja për ndërtimin e rrugës  dhe shtegut
të ecjes buzë Lumbardhit në Pejë, me interes publik.
​9.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës dhe  DÇPJ-ke për këmbim pronash
mes Komunës së Pejës dhe z.Din Jusaj, nga Peja për interes publik për sigurimin e hapësirës
për gjelbërim në lagjen “Zatra” sipas PRRU. “Zatra” në Pejë.
10.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit  të Komunës dhe DÇPJ-ke për shpalljen e interesit publik
në ngastren kadastrale Nr.5894/6 ZK.Pejë për formimin e rrugës publike.
Takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa do të mbahet muajin e ardhshëm.