2021/03/22 - 12:58
Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
– Është bërë shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar – dhjetor 2020,si Raport Informativ.
– Propozimi i Kryetarit të Komunës dhe DÇPJ-ke, për këmbimin e pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronares znj. Mediha Hoxha nga Peja, për rregullimin e rrugës dhe shtegut të ecjes buzë “Lumëbardhit” sipas PRRU, me interes publik, është proceduar për Kuvend.
– Poashtu është bërë shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak 2020,si Raport Informativ.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Prill 2021.