Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2018/12/20 - 2:38

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj mbajti takimin e radhës.
Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtorët e Drejtorive të SHCK-al, në bazë të rendit të ditës, siç janë:
1.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Frashër (Sami) Qeku, nga Peja, që gjendet në ZK.Bellopojë  për formimin dhe ndërtimin e rrugës në Pejë me interes publik;
 2.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Shaqir Demaj, nga Peja, që gjendet në ZK.Pejë dhe ZK.Jabllanicë e Vogël  për formimin dhe ndërtimin e rrugës për shtegun e ecjes për këmbësorë, buzë Lumbardhit në Pejë, me interes publik;
3.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për shpalljen me interes publik të Ngast.Kad.nr.26 dhe 25/3 ZK.Zagerme të pronarit z.Tal (Halil) Babanaj, nga Lluka e Epërme KK.Deçan dhe z.Arif Shala, nga fshati Raushiq KK.Pejë  për realizimin e projektit për rregullimin e stadiumit të futbollit me standarde evropiane në fshatin Zagerme KK.Pejë;
4.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronarit z.Nexhmedin (Emin ) Zhara, nga Peja, që gjendet në ZK.Carraver për formimin dhe ndërtimin e rrugës në Pejë, me interes publik;
5.Shqyrtimi i kërkesës së DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për aprovimin e këmbimit të pronave në mes të Komunës së Pejës dhe pronaret: “ALBA” sh.p.k. dhe z.Lah Abduallahu, nga Peja, që gjendet në ZK.Pejë dhe pronën e pronarit z.Ukë Nimani, nga fshati Gllaviqicë KK.Pejë, që gjendet  në ZK.Llabjan, ZK.Zahaq dhe ZK.Gllaviqicë për realizimin e projektit për formimin e rrugës për shtegun e ecjes për këmbësorë, buzë Lumbardhit Pejë;
6.Shqyrtimi i Draft – Rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
7.Shqyrtimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2019 -të, si material informativ;
8.Shqyrtimi i Planit Komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2018-2020 dhe
9.Shqyrtimi i propozimit të anëtarit të KK.Pejë z.Arbër Grabovci për emërimin e stadiumit të futbollit në  Pejë  me emrin “Shahin Haxhiislami” emërtim, të cilin ky stadium e mbanë me vite pas lufte, por që nuk  ka qenë i zyrtarizuar nga Kuvendi.
 Pyetjet dhe propozimet  lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët.
 Takimi i ardhshëm i Komitetit për Politikë dhe Financa do të mbahet në muajin Janar 2019-të.