Republika e Kosoves

Pejë

Komiteti për Politikë e Financa mbajti takimin e radhës

2019/01/22 - 4:31

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Pejës i kryesuar nga Dr.Islam Husaj në mbledhjen e sotme i shqyrtoi dhe miratoi propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
– Kalendari i takimeve të Komitetit për Politik e Financa dhe Kuvendit Komunal Pejë, për vitin 2019 është miratuar.
– Draft – Kodi Komunal i Etikës është aprovuar për procedim te mëtutjeshëm.
– Draft – Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Pejës u aprovua.
– Draft – Rregullorja për rregullimin, sigurimin dhe mirëmbajtjen e varrezave në qytetin e Pejës është propozuar te përpunohet.
– Draft – Rregullorja për transportin rrugor në territorin e Komunës së Pejës ka kaluar për procedim te mëtutjeshëm.
– Draft – Rregullorja për kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së transportit Taksi të udhëtarëve ka kaluar për procedim ne Kuvend.
– Kërkesa e komisionit për organizimin dhe funksionimin e Këshillave lokale ne Komunën e Pejës, për kompensimin e mëditjeve për angazhimin ne zgjedhjet e këshillave lokale, sipas rregullores komunale Nr.XX/2015 Nr.06-2600,është aprovuar për procedim ne Kuvend.
– Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Shkurt 2019.