Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës i publikon të gjitha kontratat

2018/08/03 - 4:40

 

Pejë, 2 gusht 2018
Komuna e Pejës nga sot do t’i publikoj në web-faqen zyrtare të komunës të gjitha kontratat e publikuara me operatorët ekonomik. Këtë vendim e ka marr Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri. Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.
Për herë të parë kontratat e kësaj komune do të jenë publike si të plota. Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.
Qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’i qasen kontratave në vegzën

https://kk.rks-gov.net/peje/category/kontratat-e-nenshkruara/

Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç.
Rrjedhimisht kjo e rrit besimin e qytetarëve të kësaj komune.