Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës ndan mjete higjienike për Komunitete

2020/03/19 - 10:43

Bazuar ne situatën ne të cilën jemi duke u përballur me COVID-19, Komuna e Pejës ka ndërmarrë sot një aksion simbolik duke shpërndarë mjete higjienike për Komunitetet te cilët jetojnë ne këtë Komune.

Ne emër te komuniteteve këto mjete higjienike i pranoj përfaqësuesi i tyre Mirsad Berisha i cili do ta bëjë shpërndarjen sipas prioriteteve.

Komuna e Pejës është e gatshme qe ne këtë situatë ne bazë te mundësive te jetë sa me afër qytetarëve.