Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës në bashkëfinancim me Islamic Relief Kosova sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për 59 përfitues, fermer të Komunës së Pejës

2024/11/20 - 5:23

Komuna e Pejës në bashkëfinancim me Islamic Relief Kosova sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmit bujqësor për 59 përfitues, fermer të Komunës së Pejës
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësuesi i Organizatës Islamik Relief Kosova z. Muhamed Soliman, kanë uruar fermerët përfitues, njëherit kanë falënderuar Islamic Relief Kosova për përkrahjen duke potencuar se Komuna e Pejës do të vazhdoj tutje me përkrahje dhe bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen me qëllimin të lehtësimit në punën e tyre.
Nga ana tjetër, z. Muhamed Soliman nga Islamic Relief Kosova falënderoi Komunën e Pejës për bashkëpunimin e treguar.
Në kuadër të këtij projekti, janë mbështetur gjithsej 59 fermerë, ku 22 kanë përfituar freza 1.80 m, 22 të tjerë freza 2.0 m, dhe 15 spërkatëse.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit “Fuqizimi Bujqësor për Popullatën e Cenueshme në Kosovë”.
Ne javët e ardhshme do te bëhet shpërndarja e serave dhe mbjellësve të misrit.