Republika e Kosoves

Pejë

KOMUNA E PEJËS NËNSHKRUAN DY MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

2020/10/12 - 3:30

Komuna e  Pejës e përfaqësuar nga Nënkryetari  z.Fatmir Asllani dhe Drejtori i Bujqësisë z.Mehdi Mulaj ka nënshkruar sot dy Marrëveshje bashkëpunimi me  Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë se Kosovës e përfaqësuar nga z.Zenel Bunjaku.
Marrëveshja e parë është bashkëfinancim dhe kontribut mbështetës ne projektin “Transhumanca-ofertë e re turistike e Kosovës dhe Malit te Zi”, më kohëzgjatje 24 muaj, ku objektivi i përgjithshëm është përmirësimi i cilësisë se turizmit ne lidhje me zhvillimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore, si dhe përfshirja e transhumances ne ofertën e turizmit te Kosovës dhe Malit te zi.
Marrëveshja e dytë është pjesë e propozimit për bashkëfinancim dhe kontribut mbështetës ne Projektin “Krijimi i punësimit ne Bujqësi” me kohëzgjatje 18 muaj, ku objektivi i përgjithshëm është krijimi i vendeve te punës ne bujqësi dhe lehtësimi për çasje ne tregun e punës për të rinjtë.
>> SHAKRKO MARRËVESHJE
>> SHAKRKO MARRËVESHJE