Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës nikoqire e projektit VALID – Qytetet Evropiane, përmirësimi i vlerave të përbashkëta të solidaritetit dhe dialogut ndërkulturor

2021/11/23 - 7:14

Komuna e Pejës si partnere e projektit “Qytetet Evropiane-Përmirësimi i vlerave të përbashkëta të solidaritetit dhe dialogut ndërkulturor” – VALID, në kuadër të programit “Evropa për Qytetarët”, e financuar nga Bashkimi Evropian, që nga 22 deri me 25 nëntor është mikpritëse e përfaqësuesve te 12 Organizatave partnere nga 10 shtete të Ballkanit por dhe nga Evropa, me të cilët do të kemi mundësi që të shkëmbejmë praktikat e mira dhe prezantimin e vlerave kulturore, trashëgimore e turistike të Komunës se Pejës.
Ky projekt ka për synim ndërtimin e një rrjeti të fortë të qyteteve të angazhuar për shkëmbime ndërkulturore, duke përdorur një qasje nga poshtë-lart dhe përmes promovimit të pjesëmarrjes kulturore.

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri ne fjalën e hapjes tha se pjesëmarrja kulturore shihet si mjet për përmirësimin e përfshirjes sociale, qytetarisë aktive dhe dialogut ndërkulturor si dhe nxitjen e solidaritetit dhe respektit të diversitetit kulturor. Në vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston një nevojë e dukshme për të investuar në diversitetin kulturor dhe dialogun, prandaj edhe Komuna e Pejës inkurajon të rinjtë për të ndikuar të hartimi i politikave dhe proceseve vendimmarrëse ne vendet ku ata jetojnë.