Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës pranon donacion nga UNMIK-u 

2020/07/10 - 4:55

Përfaqësues të Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, kanë dhuruar sot për Komunën e Pejës fazen e dytë me një donacion prej 4000 palë dorëza dhe 3000 copë maska të cilat do të përdoren nga stafi menaxhues dhe shërbyesit civilë të Komunës.

Drejtori i Administrates ne  Komunën e Pejës,Regjep Kurtbogaj e  shprehu falënderimin e tij për këtë donacion, i cili është  i dobishëm për komunën  si masë parandaluese ndaj virusit Covid 19.

Poashtu ai shprehu gatishmerinë edhe per bashkepunime tjera ne te ardhmen.