Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës shenon ditën botërore të sindromës Down

2018/03/21 - 8:43

Sot është Dita Botërore e Sindromës Down, e cila synon ndërgjegjësimin, informimin e njerëzve si dhe promovimin e personave të prekur nga kjo sindromë.

Për shenimin e kësaj ditë Zyra për barazi gjinore e Komunës së Pejës ne bashkëpunim me Asamblenë e Fëmijëve të Pejës dhe më Qëndren e Kujdesit ditor Pema kanë organizuar nje aktivitet të përbashkët në sallën e Asamblesë Komunale në Pejë,ku përfaqësues të Asamblesë së fëmijëve pritën nje grup fëmijësh me sindromin Down të shoqëruar nga stafi i Qëndres se kujdesit ditor Pema.

Në emër të Komunës së Pejës të pranishmit i përshëndeti Sebahate Qorkadiu nga zyra për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut duke ofruar mbështetjen e kesaj kategorie të fëmijëve ne bazë të mundësive dhe nevojave elementare.

Kryesuesja e Asamblesë së Fëmijëvë të Pejës Era Hyseni e prezentoj punën e Asamblesë së fëmijëve dhe përkushtimin e tyre ne ngritjen e vetëdijës së femijëve për të drejtat e tyre,poashtu ajo e shprehu gatishmerinë e tyre në përkrahje të fëmijëvë me sindromin Down,ku nga sot një përfaqësues i tyre do të jetë anëtar i kësaj Asambleje.Kurse koordinatorja e qëndres se kujdesit ditor Pema në Pejë Bukurie Musliu e prezentoj aktivitetin e kësaj qëndre dhe trajtimin e këtyre fëmijëve dhe përkrahjen e integrimit të tyre në shoqëri.Qëndra Pema në Pejë trajton rrethë 80 fëmijë me sindromin Down.

Edhe OJQ Syri i Visionit është nje organizatë që ka programe për mbeshtetjen e fëmijëve të kategorive të ndryshme,prandaj Teuta Uka ne emër të kësaj organizate shprehu gatishmerinë për përkrahje edhe të qëndres së kujdesit ditor Pema.