Republika e Kosoves

Pejë

Komuna e Pejës vazhdon me ndegjimet publike per hartimin e buxhetit 2019

2018/07/19 - 11:55

Komuna e Pejës përmes zyrës se Kryetarit,Drejtoris për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit janë duke i mbajtur ndegjimet publike me qytetarë të organizuara  nëper Bashkësi Territoriale.

Qellimi i këtyre takimeve është që kërkesat e qytetarëve te merren nga seicili përfaqësues veq e veq dhe pastaj Komisioni i Kuvendit dhe Komisioni i Komunës i udhëhequr nga Kryetari dhe Drejtori i Financave ti nxjerrin prioritetet ne menyrë proporcionale ne bazë të kapaciteteve buxhetore per hartimin e buxhetit te Komunës për vitin 2019.

Në vazhden e këtyre takimeve janë mbajtur ndexhimet buxhetore në B.T.Rugovë,në B.T.Novosellë ku janë perfshirë  fshatrat Radavc,Jabllanicë dhe Novosellë,për te vazhduar pastaj me B.T Gorazhdevc dhe B.T Llozhanë me fshatrat Loxhë,Doberdol,Millovanc,Poqest,Vragoc dhe Llozhan.

Në keto takime janë prezent  Kryetari Gazmend Muhaxheri,Kryesuesi i Kuvendit Islam Husaj,Drejtori i Financave Jeton Abazaj dhe deputetet e zonës të cilët po tregojnë tranparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.Kërkesat e qytetarëve janë te bazuara kryesishtë ne Infrastrukturë,kanale te ujitjes dhe perkrahje te fermerëve dhe blegtorëve per kushte më të mira bazuar ne mundësitë buxhetore.

Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri ne këto takime po bënë prezentimin e gjendjes faktike te të gjitha projekteve që janë ne vazhdimësi duke u punuar dhe mundësinë dhe kapacitetet e Komunës për projektet tjera ne vazhdimësi.

Takimet për ndegjimet buxhetore janë duke vazhduar në të gjitha Bashkësitë Territoriale dhe janë duke u evidentuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.