Republika e Kosoves

Pejë

Komuna, rinia dhe mundësitë 

2018/12/18 - 4:01

Këshilli për Veprim Rinor Lokal – Pejë, në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë – DKRS, në kuadër të projektit ”Komuna dhe rinia” kanë organizuar debatin me temë “Komuna, rinia dhe mundësit딑 me qëllim, që të nxisin transparencën dhe llogaridhënien.
Pjesë e panelit ishte Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, z.Besim Avdimetaj, Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Engelbert Zefaj dhe Sekretari i Përgjithshëm në UHZ, z.Astrit Ademaj.
Paneli ishte i përbërë nga personat, që më së shumti mund të luajnë rol në krijimin e mundësive dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në qytetin tonë.
Të rinjtë i shprehen idetë dhe sugjerimet e tyre, po ashtu  diskutuan për vendimet, projektet dhe buxhetin e ndarë nga Komuna e Pejës për të rinjtë në vitin e ardhshëm.