Republika e Kosoves

Pejë

Konferenca rajonale tradicionale “Më dëgjo dhe mua”

2018/12/06 - 11:06

Konferenca rajonale tradicionale “Më dëgjo dhe mua” është hapur me ekspozitën e nxënësve të SHMAA “Odhise Paskali” nga Peja, pastaj ka vazhduar me monologun ” Më dëgjo dhe mua” nga aktorët e Pejës.
Fjalë mirëseardhje kanë mbajtur Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka.
Është shfaqur dokumentari “Not Your Property” me përkthim në gjuhën shqipe UN Women OKB.
Diskutime në panel rreth 16 ditëve aktivizëm global për parandalimin e dhunës në baza gjinore.
Në konferencë paneliste kanë qenë Drejtoresha e Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës, znj.Feride Rushiti, Drejtoresha e Qendrës “Gruja tek Gruja ” në Shkodër, znj. Majlinda Angoni, Drejtoresha e QMG – Shtëpia e Sigurt, znj. Ardita Bala, Zyrtarja e lartë nga Komuna Çair, znj. Lejla Emrulai, Grupi i Grave Asambleiste KK-Pejë, znj.Miketa Hajdari  dhe Ambasadorja e re STEP UP WAVE EUROPE, znj. Elda Brada.