Republika e Kosoves

Pejë

Konferenca shkencore “Procesi i liberalizimit të vizave, të drejtat dhe detyrimet”

2018/12/06 - 4:37

Drejtoria për Integrime dhe Diasporë në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, KVRL – Pejë dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” kanë organizuar konferencën shkencore “Procesi i liberalizimit të vizave, të drejtat dhe detyrimet”.


Drejtoresha për Integrime dhe Diasporë në Komunën e Pejës, znj.Suzana Muriqi i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se në muajin nëntor në kuadër të fushatës informuese për të drejtat e përfituesit të liberalizimit të vizave është shpërndarë edhe një pyetësor se çka presin dhe sa janë të informuar qytetarët nga ky proces, me ç’rast është bërë një hulumtim dhe të gjeturat e këtij raporti sot do të prezantohen nga studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Prof.Dr.Muhamet Sadiku ka folur rreth temës së konferencës për procesin e liberalizimit të vizave, të drejtave dhe detyrimeve, po ashtu theksoi se ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë, sepse është hulumtimi i parë në nivel komunal i organizuar në Kosovë dedikuar liberalizimit të vizave.

Hulumtimin dhe të gjeturat e raportit i ka prezantuar z.Egzon Kastrati.

Të pranishmit kanë marrë përgjigje për të gjitha shqetësimet për të drejtat dhe detyrimet sa i përket procesit të liberalizimit.