Republika e Kosoves

Pejë

Konferencë tematike “Anton Çetta dhe 30 vjetori i pajtimit të gjaqeve”

2020/02/12 - 7:20

 

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është organizuar konferenca tematike “Anton Çetta dhe 30 vjetori i pajtimit të gjaqeve”.

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit e në veçanti Presidenten e Republikës së Kosovës (2011-2016), znj.Atifete Jahjaga dhe vajzën e profesorit, znj.Donika Çetta.

Vetëm pak të ndalemi dhe të mendojmë janë 30 vjet, por për shumicën prej jush mund të duket se ka qenë dje, ka qenë një punë shumë e madhe, që është përfundu në rrugëtimin e gjatë për pavarësinë e Kosovës dhe një ndër hapat më të rëndësishëm ka qenë procesi i pajtimit të gjaqeve, theksoj kryetari.

Për rolin e femrës në qështjen e kombit dhe në faljen e gjaqeve ka folur Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Për jetën dhe veprën e profesorit Anton Çetta ka folur studiuesi i letërsisë prof.dr. Anton Nikë Berisha. Ai foli për krijimtarinë e tij, për forcen frymëzuese që ai kishte dhe për punen e tij për kombin.

Ministrja e Arsimit, znj.Hykmete Bajrami theksoj se nuk ka vend më të rëndësishëm se në Pejë të flitet për këtë etapë të lavdishme. Falja e gjaqeve ka qenë goditja më e madhe, që Kosova i ka dhënë Serbisë. Sot, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për familjen e profesorit Anton Çetta dhe familjen Boqolli, që ishin të parët, që shtrinë dorën e pajtimit. Falënderimi më i madh ju takon të gjitha familjeve, që falën gjakun e më të dashurve të tyre, theksoj znj. Bajrami.

Jehona e pajtimit të gjaqeve dëgjohet edhe sot dhe për këtë jehonë dhe këto kujtime ka folur njëri ndër themeluesit, që ishte në orët e para aty, i cili e ngriti lartë flamurin e kësaj lëvizje, tani Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Flamur Gashi.

Janë të pashlyeshme dhe nuk mund të harrohen kujtimet dhe takimet me profesorin Çetta, prandaj disa prej takimeve i shpalosi profesori Riza Krasniqi.

Në emër të familjes Boqolli ka folur, z.Sokol Boqolli, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj organizatorët për organizimin e konferencës tematike.

Donika Çetta, vajza e profesorit i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj Kryetarin Muhaxheri për organizimin e konferencës dhe theksoj se është shumë emocionuese për mua, që në emër të Babit dhe të familjes të jem e pranishme këtu para jush me rastin e një jubileu kaq të veçantë, siç është 30-të vjetori i pajtimit të gjaqeve.