Republika e Kosoves

Pejë

Konsultimet publike me qytetarë për Draft-Statutin e Komunës së Pejës dhe Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023

2020/06/18 - 3:30

 

 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Islam Husaj i ka udhëhequr konsultimet publike me qytetarë për Draft-Statutin e Komunës së Pejës dhe Kornizen Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023.

 

Në këto konsultime qytetarët janë informuar drejtpërdrejtë për KAB-in dhe për çështjet, që ju interesojnë rreth tij, nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, z.Jeton Abazaj, po ashtu qytetarët janë informuar drejtpërdrejtë për Draft-Statutin e Komunës së Pejës dhe për çështjet, të cilat ju interesojnë rreth tij, nga Kryesuesja e Komisionit Komunal për hartimin e Draft-Statutit, ​znj.Albulena Mujaj – Bajraktari.

 

Këto takime janë mbajtur në përputhje me detyrimet, që dalin nga neni 68 pika 3 e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 21 të Statutit të Komunës së Pejës.