2024/09/18 - 10:47
Në këtë takim janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e dhëna nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK, në bazë të rendit të ditës:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të KPF-së të datës 16.07.2024.
2.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Pejës 2025-2027.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të z.Fatmir Zymberi, me qëllim të përmbushjes së interesit publik.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajshme komunale me pronën private të znj.Ajmon Sefa, me qëllim të përmbushjes së interesit publik.
5.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Drejorisë së Administratës dhe
Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e kryesuesve të Këshillave Lokale për vitin 2023 dhe 2024.
6.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Kryesuesit të Kuvendit të
Komunës së Pejës për kompensimin e Komiteteve Konsultative për vitin 2023 dhe 2024.
7.Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e anëtarëve të KKSB-së për vitin 2023 dhe 2024.
8.Shqyrtimi dhe rekomandimi për dhënien në diskutim publik të Draft -Planit të Veprimit
kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026.
9.Shqyrtimi dhe rekomandimi për dhënien në diskutim publik të Draft – Rregullores për
Shërbimin e Transportit me Marimangë në territorin e Komunës së Pejës.
10.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës nga DKA për fillimin e vitit shkollor.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.