Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari i Komunës se Pejës priti ne takim te ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë ne Kosovë

2021/11/25 - 11:43

 

Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri i urojë mirëseardhje te ngarkuarit me punë në Ambasadën e Japonisë z. Mitsunori OGASAWARA dhe e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme qe Japonia po ja bën Kosovës e ne veçanti Pejës qe nga paslufta ne vitet 1999.

Kryetari e njoftoj për projektet te cilat po i realizon Peja e ne veçanti ato ne partneritet me vendet mike te cilat po e mbështetin Pejën, si dhe me mbështetjen ne ngritjen e Sportit, e sidomos atë te Xhudos.

I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Japonisë ne Kosovë z. Mitsunori OGASAWARA u shpreh mirënjohës për pritjen dhe prezantoj Projektin për përmirësimin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Konsulencë “Xheladin Deda” ne Pejë, si dhe ndihmesën qe ju është bërë QKMF-s në Pejë dhe Spitalit Rajonal ne Pejë, gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.

Poashtu i ngarkuari me punë ne Ambasadën e Japonisë u shpreh i interesuar për zhvillimin e sportit e ne veçanti për sportin e Xhudos.

Vizitat e Delegacionit te Ambasadës se Japonisë vazhduan edhe ne QKMF dhe ne Spitalin Rajonal te Pejës.