Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Marie Christine Butel

2020/03/09 - 2:37

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj.Marie Christine Butel.
 
Kryetari Muhaxheri e falënderoj ambasadoren Butel për vizitën, sepse jemi shumë të nderuar me vizitën tuaj dhe me hapjen e Qendrës Frankofone në Pejë, u bisedua rreth përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, po ashtu e njoftoj për të arriturat, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Pejës, theksoj se jemi shumë të interesuar për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit.  
 
Ambasadorja Butel e falënderoj kryetarin për pritjen, sot është një rast i mirë se do të bëjmë hapjen e Qendrës Frankofone këtu në Pejë, faleminderit shumë për mbështetjen, që jeni duke i dhënë gjuhës frënge, sepse ka klasa në Komunën e Pejës, të cilat mësojnë gjuhën frënge, pra sot do të bëjmë hapjen e qendrës, e cila do të jetë pikëtakimi i frankofonve në Komunën e Pejës, gjithashtu ne e përzgjedhim Pejën, si një pikë për takimin e të rinjve, të cilët e mësojnë gjuhën frënge, po ashtu me Pejën na lidh edhe festivali “Anibar”, faleminderit shumë, që na e keni dhënë mundësinë, që në këtë qytet të bukur të zhvillojmë projekte të rëndësishme së bashku.
 
Kryetari Muhaxheri dhe ambasadorja Butel kanë bërë hapjen e Qendrës Frankofone në Pejë, në hapësirat e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në bashkëpunim me Anibarin.