Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim  Ambasadorin O’Connell

2019/02/07 - 3:10

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim pune Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z.Ruairi O’Connell.
 
Në këtë takim është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut të përfaqësuar nga Ambasada Britanike. 
 
Memorandumi në fjalë ka të bëjë me projektin e transparencës. 
 
Palët kanë të njëjtat objektiva dhe dëshirojnë të konfirmojnë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët.
 
Është në interes të të gjitha palëve, që përkushtimi i Kosovës ndaj qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik të mbështetet nga strukturat publike, të cilat janë transparente, profesionale dhe të përgjegjshme.
 
Qëllimi i Memorandumit të Mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që udhëheqësit e fortë, të pavarur dhe profesionistë të ndërmarrjeve publike të emërohen përmes një procesi të drejtë dhe transparentë të rekrutimit.
 
Projekti synon të ndihmojë komunat e Kosovës në rekrutimin e një liste të dakorduar të pozitave të larta.  ​