Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim Ministrin Kervan

2020/09/07 - 12:42

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim  Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z.Enis Kervan.
Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje Ministrit Kervan dhe e falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për dy projekte, ku vitin e kaluar është realizu projekti i Qendrës për Zhvillim dhe Avancim në Vitomericë, ndërsa tash në bashkëpunim me Komunën e Istogut e kemi ndërtimin e një pende në fshatin Ruhot për ujitje të tokave.
Ministri Kervan e falënderoj Kryetarin Muhaxheri, që ka ndarë kohën për t’i pritur në takim, sepse është kënaqësi të vizitojmë Pejën, po ashtu shpresoj, që do të vazhdojmë me këtë përkrahje edhe në të ardhmen.