Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim Ministrin Yagcilar

2019/04/16 - 3:31

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë  ka pritur në takim pune Ministrin e Ministrisë së Administratës Publike, z.Mahir Yagcilar.
Në takim u diskutua për krijimin e kushteve, zgjerimin e hapësirave dhe shtimin e shërbimeve One Stop Shob në nivel lokal, po ashtu u diskutua edhe për tema të tjera, të cilat lidhen me teknologjinë e informacionit në aspektin e infrastrukturës për problematika të avancimit të shërbimeve lokale në përgjithësi.
Kryetari Muhaxheri paraqiti si objektiv kryesor që qytetarëve t’u lehtësohet komunikimi me institucionin e komunës dhe institucionet tjera qendrore, përmes platformave elektronike dhe zëvendësimit të metodave klasike administrative të shërbimeve të institucioneve ndaj qytetarëve dhe bizneseve në ato bashkëkohore, duke u bazuar në përdorimin dhe avancimin e metodave efikase dhe standardeve të kohës, që përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve të jemi më afër qytetarëve dhe bizneseve.