Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim të rinjtë e Komunitetit Egjiptian 

2019/06/21 - 3:12

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim të rinjtë e Komunitetit Egjiptian me të cilët ka biseduar  për Ditën Nacionale të Komunitetit Egjiptian “24 Qershori”, pra për aktivitetet e “Javës Egjiptiane”,  të cilat fillojnë me 20 Qershor dhe përfundojnë me 25 Qershor 2019-të.