Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim Zëvendësministrin Sadiku

2020/04/27 - 1:57

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci kanë pritur në takim Zëvendësministrin e Shëndetësisë, z.Izet Sadiku.

Gjatë takimit u bisedua lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19.

Zëvendësministri Sadiku u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta ndihmuar Komunën e Pejës në përballje të krizës.

Ta marrim seriozisht çështjen e virusit dhe të qëndrojmë në shtëpi.