Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti​ në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z.Abbott

2020/02/05 - 9:35

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z.Nicholas Abbott. 
 
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, që po ndodhin në Komunën e Pejës.
 
Kryetari Muhaxheri e falënderoj  Mbretërinë e Bashkuar për  gjithë atë që kanë bërë për Kosovën, duke vlerësuar në veçanti bashkëpunimin dhe mbështetjen, që janë duke i dhënë Komunës së Pejës. 
 
Në fund të takimit të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.