Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim ambasadoren e Kosovës në Itali, znj.Haxhitasim 

2021/12/21 - 2:35

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim ambasadoren e Kosovës në Itali, znj.Lendita Haxhitasim.

​Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje ambasadores Haxhitasim dhe jemi të nderuar me vizitën tuaj në komunën tonë,  ndërsa ambasadorja Haxhitasim e falënderoj kryetarin për takimin dhe e uroj për mandatin e tretë të merituar, ku theksoj se me Ju do të kemi më shumë mundësi të bashkëpunimit me Italinë.
Gjatë takimit është biseduar për binjakëzimin me Kozencën në Itali, thellimin e marrëdhënieve ekonomike, stimulimin e ideve për të ardhmen, prioritetet në fushën e bujqësisë, turizmit, kulturës,
shkëmbimeve akademike etj.