Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim znj.Dacic

2022/01/14 - 2:18

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim znj.Fedisa Dacic e ngarkuar me punë në ambasadën e Malit të Zi në Kosovë.
Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin me Malin e Zi, bashkëpunimin ndërkufitar, bashkëpunimin, që e kemi nis me Komunën e Gucisë me një komunë me të cilën Peja është e lidhur shumë, pra lidhjet tona janë përtej kufirit, prandaj besojmë se me bashkëpunimet, që do t’i kemi në të ardhmen do t’i ripërtrijmë lidhjet e vjetra, që kanë qenë mes qytetit të Pejës dhe Gucisë e Plavës e të jetë një shembull i mirë, që në të ardhmen të njohim njëri-tjetrin më mirë, të bashkëpunojmë më shumë, ta vizitojmë njëri-tjetrin dhe t’i ngrisim vlerat e përbashkëta kulturore.