Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim ambasadoren Scerri-Ferrante  

2022/09/16 - 2:55

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim ambasadoren jorezidente të Maltës në Republikën e Kosovës, znj.Juliana Scerri-Ferrante.
​Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës ambasadores Scerri-Ferrante dhe jemi të nderuar me vizitën tuaj në Komunën tonë, ndërsa ambasadorja Scerri-Ferrante e falënderoj për takimin.
Gjatë takimit është biseduar për shtetet më të vogla, ngjashmëritë në mes tyre, shtegun kulturor, zhvillimin ekonomik, stimulimin e ideve për të ardhmen, prioritetet në fushën e bujqësisë, agroturizmit, turizmit, kulturës, po ashtu është biseduar për problemet me të cilat, po ballafaqohen kosovarët gjatë procesit me dokumentacione për të marrë vizë etj.