Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë, z.Gudjev

2021/11/04 - 4:00

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z.Hristov Gudjev.
Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori Gudjev gjatë takimit kanë theksuar se fusha prioritare për realizimin e projekteve në Republikën e Kosovës për vitin 2021 është arsimi, prandaj Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, nëpërmjet Ambasadës në Kosovë do të mbështesë realizimin e projekteve “Ndërtimi i laboratorit shkollor të fizikës dhe astronomisë” në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” dhe pajisje për bujqësi në shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, pastaj kanë folur edhe për projektin e kopshteve shkollore.
Ambasadori Gudjev gjatë takimit në zyrë ka nënshkruar marrëveshje me Drejtoreshën e shkollës fillore të mesme të ulët “Dardania” në Pejë, znj.Drita Xharavina, Drejtorin ekzekutiv të ETRI, z.Driton Berisha dhe Drejtorin ekzekutiv të Let’s do it Peja, z.Urim Xharavina.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Besim Avdimetaj theksoj se sot ka qenë një ditë shumë interesante për Komunën e Pejës, ku i kemi parë projektet në shkolla, kemi pa zhvillimin e kapaciteteve brendapërbrenda të shkollave, e falënderoj z.Gudjev për punën e madhe, që ka bërë për Pejën. Faleminderit shumë!
Pas takimit në zyrë kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” dhe shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri”, në të cilat do të investohet nga Bullgaria.