Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.De Riu

2022/09/13 - 10:42

 Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z.Antonello De Riu​. ​Qëllimi i takimit është vazhdimësi e takimit, të cilin e kemi pas në muajin mars për inicimin e gjuhës italiane në universitet dhe në shkolla fillore dhe të mesme. Kjo iniciativë ka filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Italisë. Po ashtu, gjatë takimit është biseduar për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, prioritetet në fushën e turizmit, mundësive për të krijuar kushte për shkëmbime lidhur me trajnime të ndryshme etj.