Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Orlando

2020/06/22 - 2:20

 
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nikolla Orlando i shoqëruar nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Gatti.
 
Kryetari Muhaxheri i njoftoj për të arriturat dhe synimet në sferat e ndryshme, sidomos në turizëm, po ashtu theksoj se bashkëpunimi me KFOR-in ka qenë çdoherë shumë i mirë dhe kemi  implementuar së bashku shumë projekte.
 
Ambasadori Orlando e përgëzoj për të arriturat dhe projektet e realizuara, duke shfaqur interesimin e tij për bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor me Komunën e Pejës. ​