Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim delegacionin nga Dyseldorfi 

2022/07/25 - 4:32

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin nga Dyseldorfi të udhëhequr nga znj.Miriam Koch-Shefe e Departamentit për Kulturë dhe Integrim, të cilën në takim e kanë shoqëruar znj.Mejrem Imer-Koordinatore e projektit të Zyrës për Kulturë dhe Integrim, znj.Lina Ebbecke – Përfaqësuese e Zyrës për Kulturë dhe Integrim dhe z.Mirsad Voca – Iniciator i projektit.
Kryetari Muhaxheri ju uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës, znj.Koch dhe bashkëpunëtorëve të saj, ndërsa znj.Koch e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoj, se është shumë e gëzuar, që është për vizitë në qytetin e Pejës.
Gjatë takimit është biseduar për procedurat e binjakëzimit në mes të dy qyteteve, për bashkëpunimin kulturor, pastaj i njoftuan për korin e qytetit të Pejës “Siparantum”, për festivalin e filmit të animuar “Anibar”, për festivalin e kitarës, i cili është festival ndërkombëtar etj., po ashtu gjatë ditës delegacioni nga Dyseldorfi kanë vizituar Grykën e Rugovës.