Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Klubin e Tenisit Peja 

2022/01/10 - 11:57

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Klubin e Tenisit Peja, të cilët i uroj për sukseset e arritura në Ceremoninë e Laureatëve 2021, të organizuar nga Federata e Sportit të Kosovës, me ç’rast janë shpallur KT Peja – Klubi më i mirë i vitit 2021, Aja-Tenistja e vitit 2021, Melosi- Juniori i vitit 2021, Keka-Trajneri i vitit 2021, Genisi- Gjyqtari i vitit 2021 dhe Izeti-Çmimi special për shërbim ndaj sportit.

Trajneri, z.Kreshnik Arifi e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për përkrahjen e dhënë, sepse të gjitha këto suksese nuk do t’i kishim arritur pa juve, si në subvencione, si në infrastrukturë, po ashtu e njoftoj Kryetarin Muhaxheri se Federata e Tenisit të Kosovë i ka ndarë mirënjohje Komunës së Pejës për përkrahje dhe infrastrukturë gjatë vitit 2021.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i uroj Klubin e Tenisit Peja për sukseset e arritura, po ashtu i njoftoj se këtë vit do të organizohet një event shumë i madh, i cili do të mbahet në Tiranë, sepse është përzgjedhur qyteti i të rinjve evropian edhe ata janë duke u përgatitur, sepse secila komunë, që do të merr pjesë aty do të prezantojë resurset e veta, sa i përket rinisë, prandaj shumë do të kisha qejf, që në imazhin e Pejës të jeni edhe ju​.