Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Koordinatorin Yilmaz 

2022/11/23 - 1:10

​Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim Koordinatorin e Institutit Yunus Emre në Kosovë, z.Ramazan Yilmaz.
Në takim është biseduar për bashkëpunimet në fushën e arsimit dhe kulturës, aktivitetet kulturoro-artistike,
për Komunat e Turqisë me, të cilat është e binjakëzuar Komuna e Pejës, mundësitë e bashkëpunimeve, si dhe për projektet e përbashkëta, që mund t’i realizojmë.
Kryetari Muhaxheri e falënderoj z.Yilmaz për punën dhe angazhimin, që e kanë bërë në Komunën e Pejës, prandaj edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me bashkëpunime të tilla.