Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PDK-së në Pejë, z.Haliti

2022/01/13 - 12:57

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti.

Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.

Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.