Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Dumoshi

2020/06/25 - 8:39

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Vlora Dumoshi.

Kryetari Muhaxheri e informoj Ministren Dumoshi për gjendjen në Komunën e Pejës, sidomos në lëmin e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë kulturore dhe nevojat e të rinjve të Komunës së Pejës, ku morëm premtime, se me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të merren në konsideratë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Komunës së Pejës.

Ministrja Dumoshi theksoj se Peja ka pësuar ndryshime të mëdha për të mirë. Në bashkëpunim me Kryetarin Muhaxheri dhe kërkesat, që i ka Komuna ne kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit, ku sot ishim në disa aktivitete për t’i parë, siç është stadiumi i qytetit “Shahin Haxhiislami”, i cili është i kategorisë së katërt, ku do të jetë me fushën më të madhe në Kosovë, ishim edhe në Zahaq, në Loxhë, po ashtu sot do të vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, që është një lajm shumë i mirë për Pejën dhe gjithë Kosovën, sepse Peja e ka Majlinden, e cila na e ka sjellë medaljen e parë të artë të olimpiadës. Jam shumë e interesuar ta zhvillojmë edhe turizmin kulturor, ku Peja i ka gjitha kushtet për ta zhvilluar, ndërsa në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte, të cilat janë duke u zhvilluar, po ashtu kërkova nga Kryetari Muhaxheri, që kërkesat dhe nevojat, që i kanë se tash do jetë edhe hartimi i buxhetit për vitin 2021 përveç këtyre projekteve, të cilat vazhdojnë ne do të jemi këtu dhe do t’ju ndihmojmë.