Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Ministrin Krasniqi

2022/09/22 - 12:20

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi.

Në takim është biseduar për dinamikën e implementimit të projekteve dhe mundësitë për projekte të tjera infrastrukturore.

Kryetari Muhaxheri dhe Ministri Krasniqi kanë vizituar Administratën Komunale, e cila ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve për qytetarë, pastaj gjatë ditës kanë vizituar  edhe shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë, si dhe projektet në lagjen “7 Shtatori”.