Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti ne takim Nënkryetarin Minczér

2022/09/14 - 8:23

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Nënkryetarin e Komunës së Eggerit të Republikës së Hungarisë, z.Gábor Minczér.
​Në takim është biseduar për fillimin e procedurave të binjakëzimit në mes të qytetit të Pejës të Republikës së Kosovës dhe qytetit të Eggerit të Republikës së Hungarisë.
Gjatë ditës Kryetari Muhaxheri së bashku me Nënkryetarin Minczér kanë vizituar shkollën e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.