Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z.Sassel

2022/04/27 - 1:40

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z.Julien Sassel.
Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës, z.Sassel, i cili e falënderoj kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoj se është kënaqësi të vizitojë Pejën, po ashtu kam dëshirë t’ju përgëzoj për fitoren bindëse, që e keni pas në zgjedhje. Jam i sigurt, që rizgjedhja juaj ka qenë dëshmi për bindjen, që e kanë qytetarët e juaj  për punën, që e keni bërë dhe projektet, që i keni, jam i bindur, që me dinjitet i përfaqësoni qytetarët e Pejës.
Në takim është biseduar për projektet e rëndësishme të Komunës së Pejës, prioritetet në fushën e turizmit, investimet kapitale, impiantin për pastrimin e ujërave të zeza, ndërsa investimet në shkolla, në ambulanta, në rrugë janë në përfundim e sipër, pastaj investimet kryesore duhet të orientohen në mbrojtje të ambientit.
Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z.Sassel e falënderoj kryetarin Muhaxheri shumë për kohën, sepse kam dëshirë të mësojë më shumë për qytetin e Pejës dhe shpresoj, që do të kem rast t’ju vizitoj prapë dhe Ju uroj shumë suksese edhe në të ardhmen.      ​