Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Udhëheqësin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Davenport

2021/11/18 - 2:30

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Udhëheqësin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Michael Davenport.
Gjatë takimit kanë biseduar për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, me ç’rast z. Davenport uroj Kryetarin Muhaxheri për fitoren e mandatit të tretë dhe shprehu gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë, ndërsa Kryetari Muhaxheri e falenderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, që ka OSBE-ja me Komunën e Pejës.