Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim z.Yamanaka ​

2022/05/20 - 3:00

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim z.Keisuke Yamanaka i ngarkuar me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë.
Në takim u diskutuan çështjet me prioritet në Komunën e Pejës, siç janë: turizmi, bujqësia, ambienti dhe çështjet tjera, si mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
Kryetari Muhaxheri i falënderoj qeverinë e Japonisë për ndihmën e vazhdueshme për popullin e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve, si dhe shtetndërtimit.