Republika e Kosoves

Pejë

KRYETARI MUHAXHERI PRITI NË TAKIM ZËVENDËSKOMANDANTIN E KFOR-IT NË KOSOVË, GJENERALIN FEDERICO BERNACCA   

2024/09/19 - 1:46

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneralin Federico Bernacca.

Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, Gjeneralit Bernacca dhe theksoi s’e e kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in italian për çështje, të cilat janë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar për situatën në qytetin e Pejës, projektet e përfunduara, investimet kapitale, si dhe sfidat dhe çështjet tjera me të cilat preokupohet Komuna e Pejës.