Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim Zëvendësministren Osmani

2024/07/09 - 8:20

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë kanë pritur në takim Zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Daulina Osmani.

Në takim është diskutuar për organizimin e Lojërave Mesdhetare, që do të kenë shtrirje në gjithë Kosovën, e në veçanti në shtatë komuna, si dhe në bregdetin shqiptar në Durrës, ku programi sportiv përmban rreth 24 sporte dhe në kuadër të konceptit, që është zhvillu së bashku me Komitetin Olimpik është theksuar Peja si kryeqytet i sportit kosovar, duke e ditur, që tri medaljet Olimpike, që i kemi kanë buruar nga Peja, por jo vetëm në xhudo por në të gjitha sportet tjera dhe aktivitetet, të cilat do të zhvillohen në Pejë kanë me i sjellë përsëri medaljet me të mëdhaja Kosovës në Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, po ashtu është diskutuar për çështjet e infrastrukturës, e cila duhet të zhvillohet në organizimin e këtyre lojërave, krijimin e kushteve të nevojshme për sportista, ndërtimin e palestrave të reja, po ashtu Zëvendësministrja Osmani e falënderoj Kryetarin Muhaxheri dhe theksoi s’e është Kryetari i vetëm në Kosovë, që të gjitha palestrat i ka lënë pa pagesë për të ushtruar sportistët dhe nga Ju duhet të marrin shembull edhe komunat e tjera.