Republika e Kosoves

Pejë

Kryetari Muhaxheri priti në takim znj.Rostocka dhe z.Madsen 

2022/11/24 - 3:10

 

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim Shefen e Misionit të IOM-it, në Kosovë, znj.Anna Rostocka dhe  Shefin e Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Johannes Madsen.

Kryetari Muhaxheri i falënderoj znj.Rostocka dhe z.Madsen për furnizimin me pajisje mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomericë, i cili është projekt i komunitetit i mbështetur nga Stabilizimi i Komunitetit të BE-së, Programi IV (EU-CSP IV), që është një program i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MCR).

Pas takimit në zyrë kanë vazhduar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomericë dhe në “Qendrën për Jetë të Pavarur”.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci i ka pritur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomericë, ku është bërë inaugurimi i Dhomës së Stomatologjisë.

Inaugurimin e Dhomës së Stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomericë e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Shefja e Misionit të IOM-it, në Kosovë, znj.Anna Rostocka dhe  Shefi i Bashkëpunimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Johannes Madsen.

 
Po ashtu, gjatë ditës në Vitomericë kanë vizituar “Qendrën për Jetë të Pavarur”, ku janë pritur nga Drejtoresha ekzekutive e OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”, znj.Fitore Cena – Haxhihasani.