Republika e Kosoves

Pejë

Lëshimi i Aplikacionit të Raportimeve “Gjurmo”

2018/07/05 - 11:34

Është lëshuar aplikacioni  më i ri i Komunës së Pejës me emrin “Gjurmo”, i cili është projekt i financuar nga UNICEF dhe Innovations Lab Kosovo.

 

Projekti “Gjurmo” është program, i cili ka të bëjë me raportimin e problemeve të mbeturinave, infrastrukturës, ndriçuesve publik dhe të gjitha raportimeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me probleme të Komunës së Pejës.

Do të bashkëpunojmë për kujdesin ndaj këtyre problemeve me qëllim që të bëjmë zgjidhje adekuate dhe të shpejta me ndihmën e qytetarëve, të cilët do të qasen nëpërmjet këtij aplikacioni, që do të jetë funksional për Android dhe iOS.